14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“I kam shkruar në Facebook”, Rexha rrëfen se si e gjeti policin serb që ia kishte keqtrajtuar babain

- Advertisement -

Labinot Rexha, që 25 vjet është duke e kërkuar policin, i cili ia kishte rrëmbyer babain e tij në kohën e luftës. Pas 25 vjetësh, ai pretendon se e ka gjetur atë përmes rrjetit social Facebook.

- Advertisement -

Ai tregoi se policin e kishte pasur fqinj.

“Shokët më thanë se a e mbajnë mend policin që ta ka marrë babën, thanë e kemi parë në Facebook. Tërë natën nuk kam fjetur, sepse nëna ime, motra, gjyshja, kemi pasur stres, na ka mbetur fobi. Pse mos me gjetë njeriun që na e ka marrë babain, atë polic e kemi pasur komshi”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai tutje ka treguar se çfarë i ka thënë polici kur i ka shkruar në Facebook.

“I kam shkruar atij, m’u ka përgjgjur ‘I vogli Labinot, t’i nuk di send, unë kam qenë polic i kulturuar për gjithë popullatën, e kam kryer shërbimin që ma ka kërkuar Serbia. Me këtë e ka pranuar krimin”, ka thënë ai.

Ai thotë se është i bindur se ai ëstë polici i cili e kishte rrahur e keqtrajtuar babain e tij.

- Advertisement -

“100%, është ai, i kam 20 anëtarë të familjes që i kemi si dëshmi, na e ka marrë nga duart babin”, ka thënë ai.

Gashi është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë më drejtësinë e Kosovës, por edhe atë ndërkombëtare.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -