19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

I gjithë stadiumi thirrnin emrin KOSOVA në hapjen e Lojërave Mesdhetare

Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor – 6 korrik 2022, do të mbahen në Oran të Algjerisë.

- Advertisement -

Ceremonia hapëse u mbajt në stadiumin olimpik të Oranit.

Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me rreth 40 anëtarë, të cilëve iu prinin flamurmbajtësit, Fortesa Orana, karateiste dhe Egzon Shala, mundës.
Gjatë parakalimit, mijëra algjerianë brohorisnin “Kosova” në hapjen e Lojërave Mesdhetare.

VIDEO

- Advertisement -

Në stadium, të pranishëm krahas personaliteteve të larta të shtetit të Algjerisë dhe shteteve tjera, ishin edhe drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.

Rreth 50 mijë të pranishëm në stadium dhe mijëra të tjerë që mbetën jashtë, panë ceremoninë që përkonte me traditën dhe kulturën algjeriane, derisa nuk mungonin fishekzjarrët e shumtë që ndriqonin qiellin.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -