11 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

I dyshuari për pIagosjen e tre personave në Gjakovë, është djali i ish-kryeshefit të “KRU Gjakova”

- Advertisement -

Shkëlzen Ahmeti është i dyshuari për plagosjen e trefishtë në një lokal në Gjakovë.

Ahmeti është djali i Ismet Ahmetit, ish-kryeshef në kompaninë KRU Gjakova.

- Advertisement -

Shkelzen Ahmeti përgjatë viteve 2016-2017 ishte vënë në pranga nga Policia e Kosovës. Kjo, pasi që në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Gjakovë bashkë me një ish-zyrtar tjetër kishte tjetërsuar identitetin e një personi, raporton Gazeta Insajderi.

Edhe babai i Shkelzenit, Ismet Ahmeti kishte pasur probleme me ligjin. Sa ishte ish-kryeshef i ‘KRU Gjakova’, e kishte deklaruar pasurinë rrejshëm. Për këtë, Gjykata Themelore në Gjakovë e dënoi me 6 muaj burgim, i cili dënim iu zëvendësua më dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro.

- Advertisement -

I dyshuari është ende në arrati./Nacionale

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -