5.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

I doli në mbrojtje Vuçiqit, ish-ambasadori holandez reagon ashpër ndaj Hill-it

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ashpër ndaj ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, pasi ky i fundit e mbështeti Aleksadar Vuçiqin dhe e cilësoi atë si një partner të mirë.

- Advertisement -

Bosch në një postim në Facebook tha se është e trishtueshme ta lexosh këtë deklaratë të ambasadorit Hill.

Ai ia rikujtoi ambasadorit amerikan, se ishte pikërisht Vuçiq që e minoi marrëveshjen e Ohrit.

- Advertisement -

“E trishtueshme të lexosh atë që tha #ambassadorhill.

Të gjithë e dinë se Vuçiq nuk është vetëm antidemokratik, por edhe i pari përgjegjës për të gjitha tensionet në të gjithë Ballkanin. Se ai e minoi dhe denoncoi menjëherë marrëveshjen e Ohrit duket se nuk llogaritet! Si mundet një ambasador të shkojë në vend dhe të injorojë publikisht atë që po ndodh? Shumë e trishtueshme vërtet”, shkroi ndër të tjera Bosch, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

- Advertisement -

E trishtueshme të lexosh atë që tha #ambassadorhill.

Të gjithë e dinë se Vuçiq nuk është vetëm antidemokratik, por edhe i pari përgjegjës për të gjitha tensionet në të gjithë Ballkanin. Se ai e minoi dhe denoncoi menjëherë marrëveshjen e Ohrit duket se nuk llogaritet! Si mundet një ambasador të shkojë në vend dhe të injorojë publikisht atë që po ndodh? Shumë e trishtueshme vërtet.

Hill: Vuçiq, një partner i mirë – Nuk e di nëse mund ta konsiderojmë Kurtin si të tillë (VoA)

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës të enjten se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të situatës në veri dhe se sipas tij, problemet e vendeve perëndimore janë me kryeministrin Albin Kurti Albin. Kurti. Ai tha se “më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse mund ta konsiderojmë akoma si partner”, ndërsa shtoi se këtë vendim ia lë ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Megjithatë, Hill nuk ka përmendur pasojat me të cilat do të përballet Serbia nëse nuk përmbushen pritjet e partnerëve ndërkombëtarë. “Ne e konsiderojmë Vuçiqin si një partner të mirë. Ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces dhe shpresojmë se do të vazhdojë. Ne dëshirojmë që ai të bëjë ç’është e mundur për të de-përshkallëzuar situatën dhe tashmë po shohim shenja që kjo po zbatohet. Ne ndjejmë se Serbia po bëhet një partner më i mirë dhe më i mirë për ne”, tha Hill.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -