fbpx
-4.8 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

I afërt me ZeIenskyn, ky është ministri ukrainas që u vra sot gjatë rrëzimit të heIikopteri në Kiev

- Advertisement -

Duhet Lexuar

16 persona janë kanë vdekur, përfshirë Ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në pjesën lindore të Kievit.

Siç raporton BBC, Denys Monastyrskiy, ministër i brendshëm ukrainas ka mbetur i vdekur.

- Advertisement -

Dy figura të tjera të larta nga ministria e brendshme mbetën të vdekur së bashku me  Monastyrsky. Yevgeny Yenin ishte zëvendësministër i parë ndërsa Yuriy Lubkovich ishte sekretar i shtetit.

Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës 2019, Monastyrsky u prezantua si ekspert i ekipit të kandidatit presidencial Volodymyr Zelensky për reformën në zbatimin e ligjit.

Në parlament ai u bë kryetar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Zbatimit të Ligjit.

- Advertisement -

Sipas një analize të Lëvizjes Civile “Chesno” ai ishte një nga deputetët që ka paraqitur më së shumti nisma legjislative.

Pasi më 12 korrik 2021 Ministri i Brendshëm Arsen Avakov kishte paraqitur dorëheqjen  si Ministër i Brendshëm, Monastyrsky më 16 korrik 2021 u emërua Ministër i Punëve të Brendshme nga 271 deputetë. 

- Advertisement -

Të fundit

Aksidentohet një autobus, 8 të vdekur, 35 të Iënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi. Bëhet me dije se një autobus teksa po udhëtonte...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -