9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Hyseni: Isha me Thaçin e Sejdiun, në OKB veç sa nuk më kanë hedhur prej dritares nga kati 20

- Advertisement -

Ish-kryenegociatori kosovar, Skender Hyseni ka thënë se Kosova nuk ka mundur që t’i ikë assesi dialogut me Serbinë.

- Advertisement -

Hyseni ka treguar një ngjarje për kohën kur ishte koordinator për bisedimet me Serbinë në vitin 2010, kur edhe u vendos që dialogu të lehtësohet nga BE-ja.

“Kosova nuk ka mundur t’i ikë assesi dialogut. Unë e kam koordinuar dhe udhëhequr procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010 e kam marrë mendimin e këshillëdhënës të gjykatës, korrik-gusht-shtator. Dy muaj pas është aprovuar një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e sponsorizuar nga të gjitha vendet e BE-së, ku ftojnë për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili do të lehtësohet nga BE-ja”, tha ai në TëVë.

- Advertisement -

Hyseni ka thënë se në OKB kanë dashur që ta nxjerrin e ta gjuajnë për dritare nga kati i 20.

Unë po e dekonspiroj në një takim që në shtator gjatë asaj Asambleje të Përgjithshme kemi pasur me ambasadorët përfaqësues të përhershëm të OKB, të QUINT-it, me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ju siguroj dhe ka dëshmitarë se veç sa nuk me kanë nxjerr me më gjuajt për dritare nga kati i 20. Pse se një ditë para votimit të asaj rezolute, pra një akt që sponsorizohej nga gjitha vendet e BE-së dhe kishte përkrahjen e heshtur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk ka pasur mundësi të asnjë variant”, përfundoi Hyseni.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -