17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Hyseni çeI arkivën: Një ushtarak i LDK-së më tha se grupet e armatosura në Rugovë janë gati të nisin Iuftën me MaIin e Zi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Bruksel dhe pas dëshpërimit për çështjen e Iiberalizimit meqë ishin krijuar pritje të mëdha se sot do të merrej ndonjë vendim pozitiv.

Hyseni ka thënë se dekIarata e Osmanit nga BrukseIi tregon poIitikën “mashtruese dhe gënjeshtare” të presidentes Osmani.

Ish-ministri Hyseni ka përqeshur deklaratën e presidentes Osmani se ka marrë përkrahje nga shtetet e BE-së për cështjen e liberalizimit, meqë siç shkruan Hyseni, deklarata të tilla janë dhënë edhe më herët por që liberalizimi s’ka ndodhur.

Tutje Hyseni ka rikujtuar bllokadën që disa në LDK, bashkë me Osmanin atë kohë deputete, kishin bërë për çështjen e demarkacionit. Zyrtari i LDK-së thotë se këta të LDK-së bashkë me disa të Vetëvendosjes për pak sa nuk e kishin dhezë flakë Kuvendin.

Hyseni thotë se një shfaqje e tillë në Kuvendin e Kosovës ishte një arsye që Brukseli e priste për të kthyer mbrapsht liberalizimin.

Madje Skënder Hyseni ka treguar edhe një histori, se si një anëtar i LDK-së, ushtrak, dhe sipas Hysenit bërthamë e Vetëvenodsjes në LDK, kishte thënë se grupet e armatosura ishin në Rugovë të gatshme për ta nisur luftën me Malin e Zi.

- Advertisement -

Hyseni thotë se kjo kishte qenë një prej deklaratave më qesharake që kishte dëgjuar ndonjë herë.

Reagimi i plotë:

Kosova, Hipokrizia e Bashkimit Evropian, liberalizimi i vizave dhe diletantizmi i binomit Osmani-Kurti.

- Advertisement -

Një deklaratë e Presidentes së Kosovës sot e lëshuar me agzaltim nga Brukseli sa nuk më bëri të qeshja. Por dëshprimi me politikën mashtruese dhe gënjeshtare të kësaj presidenteje nuk ka si mos të ta ngulfas edhe qeshjen.

“Patëm mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave”, paska thënë ajo, ashiqare e egzaltuar, për të shtuar se, gjithnjë sipas saj, “ si asnjëherë më parë shumica dërmuese janë deklaruar pro sa i përket liberalizimit të vizave. Në radhë të dytë shumica kanë përkrahur në përgjithësi perspektiven evropiane të Kosovës …..” etj etj.

Natyrisht që kjo zonja presidente ka degjuar për herë të parë deklarata të tilla nga Iiderë evropian, prandaj ajo vertetë edhe mendon se për herë të parë janë dhënë deklarata në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe perspektivës evropiane të Kosovës, ngase ajo është e bindur që histroia e Kosovës ka nisë me te  dhe me shefin e saj Kurti.

Epo ja që e vërteta qëndron thelbësisht më ndryshe. Deklarata në përkahje të liberalizimit të vizave dhe në përkrahje të perspektivës evropiane të Kosovës ka pasë në vazhdimësi që nga Samiti i Selanikut, por presidentja juaj të nderuar qytetarë, nuk i ka degjuar sepse ka qenë shumë e zënë, si argate e devotshme e poltikës rrënuese të VV-së, me punën e kundërshtimit të demarkacionit dhe shumë vendimeve tjera shtetërore. Ajo si duket ka harruar që ka merita të mëdha për mosliberalizim të vizave në vitin 2016, kur së bashku me një grup nga LDK, vazal të VV-së sa nuk e paten kallur kuvendin në kundershtim të marrëveshjes për demarkacionin. Veprimet e opozitës së atëhershme, ku bënte pjesë edhe Vjosa me disa deputetë të tjerë nga LDK, të cilët përbënin një bërthamë të VV-së brenda LDK-së, i paten ofruar pretekstin e mjaftuesheëm dhe arsyetimin për mosliberalizim shume vendeve evropiane të cilat mezi prisnin një arsye. Gaz lotsjellës, koktej mollotov, sulmet në institucione dhe liderë institucionesh dhe mosratifikimi i demarkacionit ishin arsye të mjaftueshme për gjithë BE-në që liberalizimin ta mbante pezull, e me këte edhe vet shpresat e kosovarëve.

O Tempora O Mores, mu kujtua këtu se si një trim, ushtarak në Kryesi të LDK-së, si një nga të devotshmit e bërthamës se VV-së në LDK, thoshte ato ditë se nëse ratifikohet demarkacioni, grupet e armatosura në Rugovë janë gati të nisin luftën me Malin e Zi!!!!!! Ishte gjeja më qesharake që kisha dëgjuar ndonjëherë.

Që në vitin 2016 Kosova kishte plotësuar të gjitha kushtet dhe me këte edhe kishte hjekur çdo alibi për zavrritje të liberalizimit.

Por në momentin vendimtar, destrukcioni opozitar në Kosovë dhe hipokrizia politike e BE-së, u bënë aleatë kundër liberalizimit të vizave.

Dhe sot jemi këtu ku jemi. BE-ja nuk ka ma asnjë justifikim për zvarritje të liberalizimit. Mjaft më me politika të standardeve të dyfishta.

Ndërsa, ju binomi Kurti-Osmani, mjaft më me politikë populliste, mashtuese dhe gënjeshtare, sepse ju siguroj se shumë shpejt do të mbeteni vetëm me ate armatën tuaj të mjerë digjitale virtuale!

Për të ilustruar hipokrizinë poltike të BE-së dhe poltikën mashtruese e gënjshtare të Kurtit-Osmanit, në vijim po jap një conference për media me komisionerin evropian Avramapoulos në maj 2016, ku ai dhe unë së bashku patëm bërë publike plotësimin e kushteve dhe rekomandimin për Iiberalizim!

Të fundit
Lajme të lidhura