12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Humolli: Kurti vepron me ego, është më i dobët se Thaçi e Mustafa

- Advertisement -

Ish-deputeti i VV-së Fatmir Humolli, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog me Serbinë.

- Advertisement -

Sipas tij Kurt të po vepron sipas egos së tij personale.

“Nuk mjafton me i tregu kushtet, nëse nuk i përmbahesh atyre. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës. Nuk guxon me u sjell ma si individ, me ego personale, nëse s’ka dije, ai duhet me kërku dije”, tha ai.

- Advertisement -

Teksa ka krahasuar Kurtin me ish-presidentin Thaçi, Haradinajn dhe Mustafën.

Dmth krejt qasja është për arsye që nuk është respekti ndaj votuesve. 51% të votuesve i kanë dhënë Kurtit votën, me iu qasë ndryshe bashkësisë ndërkombëtare, ndryshe Serbisë, jo sikur politika e VV-së që e ka sha Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn. E tash në pozicionin aktual është duke u sjell më keq sesa që janë sjell ata. I mirë i keq Isa Mustafa e ka detyruar Vuçiqin me nënshkruar marrëveshjen që me njoftë Kushtetuesën.”, deklaroi Humolli në Prime Time në Kanal10.

Humolli disa herë kishte tentuar të bëhet deputet me parti të ndryshme dhe nuk ia kishte arritur. U bē deputet vetëm kur Albin Kurti e vendosi në listë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -