6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Humbi jetën duke shpëtuar një fëmijë në SHBA, fIet gruaja e Ademit: Ky ishte lajmi më i vështirë në jetën time

- Advertisement -

Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është mbytur.

- Advertisement -

Mësohet se ngjarja e rëndë që i mori jetën shqiptarit, i cili jetonte me familje në Florida, ka ndodhur të dielën teksa ai po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë.

Gruaja e të ndjerit, Blerta Qorri tregoi si e mori lajmin më të vështirë në jetën e saj.

- Advertisement -

“Pas ngjarjes tragjike, oficeri ma ka tregu gjithë situatën në fillim. Në jetën time nuk kam marrë lajm më të vështirë. Nuk e kam ditur se a janë kanë fëmijët mirë, sepse ishin nda në dy anije kur i kanë shpëtu. Me kanë thënë se Ademin nuk po munden me e gjet për momentin”, tregoi ajo.

E përlotur, Blerta thotë se tani duhet ta vazhdojë jetën dhe të kujdesët për fëmijët, por ndihet më e lehtësuar pasi ka marrë një mbështetje të madhe nga miqtë, familjarët dhe shumë njerëz të tjerë, të cilët po i ofrojnë ndihmë të pakursyer.

“Tash duhem me u ba nënë edhe babë për fëmijët. Një gjë që po ma lehtëson dhimbjen është se, unë nuk jam provua asnjëherë në këtë mënyrë, është hera e parë, por po ma lehtëson dhimbjen se kemi tepër shumë njerëz që po na përkrahin, po na kontaktojnë, po na ofrojnë ndihmë. Unë personalisht i falënderoj të gjithë. Jam shumë krenare për shoqërinë e Ademit, për shoqërinë time, për familjarët tonë, për çdo shqiptar që as nuk i njoh personalisht që po kontaktojnë, po kujdesen për neve “, tha ajo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -