fbpx
2.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Hulumtimi zbuloi se pati martesa të detyruara në shtëpinë e religjioneve , dorëhiqet imami shqiptar në Zvicër

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Imami Mustafa Memeti në një deklaratë të tij lidhur me këtë rast shkruan se merr përgjegjësinë për “mungesën e organizimit”.

Në nëntor, një hulumtim i realizuar nga SRF kishte ardhur në përfundimin se në Shtëpinë e Religjioneve në Bernë ishin realizuar martesa të detyruara.

- Advertisement -

Në atë kohë, Memeti kishte thënë për Tages-Anzeiger: “Nuk e njohim personin që thuhet se ka bërë martesat e detyruara dhe ata nuk kanë pasur asnjëherë asnjë funksion në xhaminë tonë”.

Imami i shoqatës myslimane në Bernë, hoxha i njohur në komunitetin shqiptar dhe më gjerë, Mustafë Memeti, tani ka njoftuar dorëheqjen e tij për në fund të prillit, transmeton albinfo.ch.

Imami Mustafa Memeti në një deklaratë të tij lidhur me këtë rast shkruan se merr përgjegjësinë për “mungesën e organizimit”. Martesat nuk kontrolloheshin gjithmonë me kujdesin që nevojitet për raste të tilla, ka shkruar ai. Më tutje, imami i përshkruan martesat e detyruara si një krim të urryer dhe të rëndë.

Në nëntor qe bërë e ditur se martesat fetare ishin realizuar në Shtëpinë e religjioneve në Bernë pa u pas bërë martesat civile të mëparshme, përcjell albinfo.ch. Kjo është në kundërshtim me ligjin, në Zvicër.

- Advertisement -

Imami Memeti qe bërë i njohur në opinionin zviceran para sa vitesh qe zgjedhur si “Personalitet i Vitit” nga gazeta e madhe zvicerane “Tages Anzeiger”.

- Advertisement -

Të fundit

28-vjeçari vdes papritur në ditën e parë të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një i ri ka humbur jetën në...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -