-3.7 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 03:20

Hudhra është e shëndetshme, por këta njerëz nuk duhet ta hanë

- Advertisement -

Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe ajo është përdorur nga kohërat antike për të trajtuar shumë sëmundje.

Egjiptianët e lashtë, në kohën e ndërtimit të piramidave, shpesh u jepnin skllevërve të tyre hudhër për t’i mbajtur në gjendje të mirë. Përmban rreth 400 përbërës aktivë dhe është e pasur me vitamina dhe minerale si adenozina, alicina, aminoacidet, fibrat bimore, yndyrat bimore, vitamina A, vitaminat B1 dhe B2, vitamina C, hekuri, enzimat, vajrat thelbësorë, jodi, kaliumi, kalciumi, selen, squfur dhe fosfor. Por, përkundër të gjitha vetive shëruese të këtij grupi njerëzish nuk duhet ta konsumojnë atë:

Pacientët para operacionit

Nëse do të bëni një operacion të shpejtë, rekomandohet që të mos konsumoni hudhër dy javë më parë, pasi ajo e zgjat gjakderdhjen.

Njerëzit me presion të ulët të gjakut

Nëse vuani nga presioni i ulët i gjakut mund t’i bëni më shumë dëm vetes sesa të përfitoni nga konsumimi i saj.

Njerëzit me probleme të mëlçisë

Edhe pse hudhra mund të vrasë bakteret dhe viruset, disa përbërje të saj shkaktojnë stimulim në stomak dhe zorrët, të cilat pengojnë sekretimin e lëngut tretës në traktin tretës. Në këtë mënyrë, ndikon në tretjen e ushqimit dhe përkeqëson shumë simptoma të hepatitit, të tilla si të përzierat.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e syve

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e syve, veçanërisht ata me shëndet të dobët, gjithashtu duhet të shmangin hudhrën. Mjekësia tradicionale kineze promovon që konsumimi i rregullt i hudhrës në sasi të mëdha për një periudhë të gjatë kohore mund të dëmtojë sytë dhe mëlçinë, por gjithashtu mund të shkaktojë humbje të kujtesës, tringëllimë në veshët dhe probleme të tjera shëndetësore.

Të fundit

Të tjera nga rubrika