Emisioni Kojshia Show, këtë javë për temë kishte “Origjinën e njeriut”. Mysafirë në studio për të folur për këtë teme kishte Kastriot Musliu biolog dhe publicist, si dhe hoxhën e njohur nga Prizreni, Irfan Saliu, shkruan Korrespodenti.
Hoxha Irfan Salihu, në këtë emision tha se ata që e besojnë se njeriu nuk është krijuar prej dheu dalin nga feja dhe sipas tij, këta njerëz nuk do ta takojnë Zotin botën e ardhshme. Salihu e pranoi se mund të kenë evoluar speciat, por vetëm brenda llojit të vet, duke pas parasysh edhe kushtet klimatike e rrethanat tjera. Por, ai e kundërshtoi kategorikisht se speciet mund të kenë evoluar nga diçka në diçka tjetër.
Ndiqeni emisionin nga minuta 1:47:00 për ta dëgjuar shpjegimin e plotë të tij për këtë çështje.