8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Hoxhë Enes Goga: Feja islame e ka prioritet shërbimin ndaj atdheut

- Advertisement -

Imami i Pejës, Hoxhë Enes Goga nuk është pajtuar që njerëzve t’u kërkohet që të zgjedhin mes fesë dhe kombit.

- Advertisement -

Ai ka thënë shtrimi i një pyetje të tillë përbën injorancë.

Goga ka deklaruar se feja islame promovon me prioritet shërbimin ndaj atdheut.

- Advertisement -

“Feja dhe edukimi i mirëfilltë fetar, s’po flas vetëm për besimin islam, por në këtë rast besimi islam meqë jemi 96%, kërkon lart në prioritete të jetë shërbimi ndaj atdheut”, ka deklaruar ai emisionin “Jo Majtas Djathtas” në T7.

“Asnjëherë në historinë shqiptare, nuk ka qenë feja pengesë. Ne përjashtojmë rastet e izoluara”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka thënë se feja i ka edukuar gjithmonë njerëzit që të jenë në shërbim të atdheut dhe shoqërisë.

- Advertisement -

“Ata që e kanë zgjedhur rrugën e mos-besimit, është e drejtë e tyre, por kjo nuk i bjen që ata gjithmonë kanë të drejtë. Çdo tentativë për të bërë një lloj ndarje, për mendimin tim tregon injorancë”, ka shkruar Hoxhë Goga. 

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -