22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Hoxhallarët për fotografinë e gruas me shami që s’e publikoi Kurti, ua hedhin fajin mediave

Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani dje u pritën në një takim zyrtar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Në mesin e delegacionit amerikan, ishte edhe një grua me shami, e cila po komentohet shumë nëpër rrjete sociale për faktin që nuk po figuron në fotografitë e publikuara nga Zyra e kryeministrit Albin Kurti. E për këtë gjë, hoxhollarët po fajësojnë mediat, shkruan Periskopi.

As në komunikatën zyrtare e as në fotografitë e publikuara në profilin zyrtar të kryeministrit Albin Kurti në Facebook nuk shihet dot gruaja me shami që në realitet ishte e ulur në tavolinën e takimit të rëndësishëm dje mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Amerikës.

Për prerjen e figurës së saj, hoxhallarët e islamikët e tjerë po fajësojnë mediat, ndërkohë që është vet kryeministri që ka shpërndarë fotografitë në atë formë, duke përjashtuar prezencën e gruas me shami. Ndërkohë që shumica e mediave, janë servuar me fotografinë e publikuara nga Sekretari Blinken, ku shihet edhe gruaja me shami.

E një reagim konkret duke hedhur vrerë ndaj mediave, e ka bërë hoxhë Husamedin Abazi.

Ai publikon dy fotografi dhe në mbishkrim thotë;

‘Mediat tona raciste, edhe këtë e bëjnë’.

Gjatë ditës, fotografia në fjalë është shpërndarë në shumë prej mediave kosovare, duke afirmuar vlerat e tolerancës dhe demokracisë, por mediat, me gjithë respektin e madh ndaj Ekipit të zotit Blinken dhe ekipeve të Kurtit & Osmanit, nuk është se janë marrë shumë me emrat e tyre në veçanti, pasi që figurat krysore të takimit ishin Blinken, Osmani dhe Kurti.

Por, kjo tendencë e disa prej emrave të njohur të imamëve kosovarë, për të manipuluar me faktet, vërtetë është shqetësuese./Periskopi

Të fundit
Lajme të lidhura