16.1 C
Pristina
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Hovenier: Një pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të zbatohet tashmë

- Advertisement -

Të rekomanduara

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë. Jeffrey Hovenier në një intervistë për televizionin T7 ka thënë se tashmë Marrëveshja e arritur në Ohër treguar se ka filluar të zbatohet.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-ja beson fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës.”, ka thënë Hovenier për T7

- Advertisement -

Ai ka thënë se hapi i radhës është takimi i 4 prillit për të cilin shpreson të jetë një takim i suksesshëm.

“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes.”, ka shtuar Hovenier.

Takimi i katër prillit është caktuar e konfirmuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe do zhvillohet në nivel kryenegociatorësh./Express

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Shqetësuese shmangia nga përpjekjet për stabilitet

Gjenerali amerikan Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët...

Më shumë