4C
Pristina
20 Prill, 2021 - 09:39

Hoti tregon se kur do të arrijnë vaksinat e para për Covid-19 në Kosovë

Qeveria në detyrë ka lajmëruar se gjatë këtij muaji, Kosova do të furnizohet me 100 mijë e 800 doza të vaksinës përmes programit COVAX.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se janë në negociata edhe me prodhues të tjerë që të sigurojnë numrin e nevojshëm të vaksinave.

“Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në ndërkohë Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka takuar sot ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Ata kanë biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese