-1.4C
Pristina
26 Janar, 2021 - 16:18

Hoti i përgjigjet Lajçak-ut: Jemi pro lëvizjes së lirë, do ta trajtojmë lejimin e vizitës së Vuçiçit

I deleguari special i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak , i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq, në Kosovë.

Në një prononcim për shtypin, Hoti ka thënë se do t’i përgjigjet Lajçakut për këtë çështje së shpejti, shkruan IndeksOnline.

Ai shtoi se çështja e kërkesës për lejim të vizitës së Vuçiçit, do të trajtohet për shkak të ndjeshmërisë së situatës në të cilën po kalon Kosova.

Marrëveshjet ne i respektojmë. Jemi pro lëvizjes së lirë.

Pa diskutim po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë.

Por nganjëherë çëshjet janë mjaft të ndishme.

Unë kam pranuar letrën e z.Lajçak do t’i përgjigjem edhe atij, jam në komunikim të rregullt me të për çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet për shkak të ndjeshmërisë në situatën në të cilën po kalojmë”, tha ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika