5.7C
Pristina
5 Mars, 2021 - 02:48

Hoti flet për liberalizimin e vizave më 2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, në Klinë sot ka thënë se viti 2021 duhet të mbyllet me liberalizim të vizave për Kosovën.

Ai tha se nuk do të jepë premtime për ndonjë datë për liberalizim të vizave por po punojnë ditë e natë për këtë, shkruan IndeksOnline.

“Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave. Nuk japim premtime për data, por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Kemi pasur një qeverisje gjashtështatë mujore, ndoshta më të vështirën në periudhën 29-vjeçare për shkak të pandemisë kryesisht, por kemi dalë me rezultate më të mirat që ka pasur ndonjëherë ndonjë qeveri, edhe në menaxhimin e pandemisë, edhe në rimëkëmbjen ekonomike, duke u ofruar qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e nevojshme me paketën më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin”, tha ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika