0.1 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 08:41

Hoti e emëron Ekrem Hysenajn si U.D të drejtorit të ATK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.Pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, z. Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK –ja për zbatimin e tij.

Të fundit

Të tjera nga rubrika