11.3 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Historike: Maqedonia miraton kontratën për fillimin e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10-D

- Advertisement -

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar kontratën për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë me dije se ky është investimi më kapital në historinë e këtij shteti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se projekti do të kushton 1.3 miliardë euro.

- Advertisement -

Sipas tij, ky projekt nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra.

“U vendosën nënshkrimet në Marrëveshjen mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D! Kur e filluam këtë proces me bashkëpunëtorët e ekzekutivit ishim plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që duheshin tejkaluar, për punën e madhe që duhej bërë, besonim në sukses dhe ja ERDHI DITA që të rrumbullakësojmë edhe hapin e fundit juridik me të cilin fillojmë realizimin e investimit më të madh kapital në historinë e vendit, të një rëndësie jetike për zhvillimin e vendit dhe mbarë rajonit”, ka shkruar Grubi.

Më tej, ai ka tregua detaje të projekti.

- Advertisement -

“1.3 miliardë euro është vlera e përgjithshme e investimit të këtyre projekteve që nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra, edhe atë autostrada të reja me nga tre korsi në akset rrugore: Tetovë – Gostivar – mbi 17 km; Gostivar – Bukojçani 30.3 km; Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë rreth 22 km; Prilep – Manastir rreth 40 km.
Shpreh mirënjohje për angazhimin e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces historik dhe falënderim ndaj Ambasadës së 🇺🇸 për përkrahjen e madhe”, ka shkruar Grubi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -