Historike, Bad News Eagles mposhtin ekipin më të mirë në botë

Bad News Eagles shënoi sonte fitore spektakolare në “Legends” të Majorit në Rio.

Ekipi kosovar mposhti ekipin numër një në botë në CS:GO, FaZe Clan.

-Advertisement-

Me një rikthim sensacional, BNE-ja në fund fitoi me rezultatin 2:1 dhe e eliminoi kështu ekipin amerikan.

Djemtë e Bad News Eagles shpërthyen në festë pas kësaj fitoreje, teksa dëshpërimi i madh ishte në anën e FaZe Clan.