11.2 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Historiani Imeraj: Lajm i mirë për Manastirin e Deçanit

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj, ka reaguar në lidhje me Manastirin e Deçanit dhe organizatën Evropa Nostra.

- Advertisement -

Ai e ka quajtur lajm të mirë heqjen e Manastirit të Deçanit nga lista e monumenteve të rrezikuara në Evropë nga organizata Evropa Nostra.

Sipas tij, “Organizata Evropa Nostra, e ka kuptuar drejtë se Manastiri i Deçanit nuk ka qenë dhe nuk është monument i rrezikuar. Futja në listën e shtatë (7) monumenteve të rrezikuara në Evropë e Manastirit të Deçanit vitin që shkoi, ka qenë një skandal dhe se asgjë nuk ka qenë reale”.

- Advertisement -

“Ne, e kemi thënë në vazhdimësi dhe e përsërisim prapë se Manastiri i Deçanit mbetet ndër institucionet më të sigurta në të gjithë rruzullin tokësor, duke pasur parasysh se perimetri i tij dhe gjithë monumenti ruhet nga forcat paqeruajtëse të NATO-së.

Konsideroj se mos përfshirja e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve të rrezikuar në Evropë, është përgënjeshtrim i gjithë fushatës se kinse “manastiri” është i rrezikuar, fushatë kjo që ishte ideuar dhe vazhdon të proklamohet nga kreu i Manastirit.

Bëjmë thirrje së statusi i Kishës Ortodokse të mos të dal jashtë kornizave ligjore të Ligjit për Lirët Fetare, në të kundërte nëse statusi i saj del jashtë neneve të këtij ligji atëherë është gabim dhe çështja e kishave dhe manastireve ortodokse do të mbetet problem i ngrirë për Kosovën, i cili do të bëjë shumë probleme në rregullimin e brendshëm kushtetues dhe juridik të Republikës sonë”, thuhet në reagimin e Imerajt.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -