16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Historia e ministrave të Financave me SBASHK-un, si Murati ishte deklaruar edhe Hoti

Mospajtimi Qeveri dhe Sindikatë e Arsimit është histori në vete, që po vazhdon me vite. Para çdo shtatori ekziston dilema e nisjes apo jo e vitit shkollor.

Si disa vite më parë, edhe këtë vit SBASHK-u para fillimit të vitit të ri shkollor paralajmëroi grevë për përmbushjen e kërkesave të tyre, e që më shumti po e pësojnë nxënësit.

- Advertisement -

Këtë herë greva në arsim po mbahet me kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga.

Njëjtë sikur ministri Murati sot, edhe ish ministri i Financave, Avullah Hoti kishte “kërcënuar” me zbritje të pagës për punëtorët e arsimit për shkak të grevës në arsim.

Në vitin 2015, kur ishte ministër i Financave, në Qeverinë e Isa Mustafës, Hoti kishte thënë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta, për shkak të orëve të humbura në grevë.

- Advertisement -

Ai kishte thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në greve dhe mbi këtë do të ndalen edhe pagat.

“Ne do t’i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojmë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti në RTK në vitin 2015.

Ai kishte thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit i kanë marr pagat me rritje.

- Advertisement -

“Sot i kemi alokuar parat për 28 mijë punonjës të arsimit. Pagat i kanë marr me rritje. Është e pakuptueshme që të protestojnë”, ishte shprehur ai.

“Ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të punës, sepse unë kujdesem për financat publike. Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, kishte thënë Hoti.

E thuajse njëjtë, këto ditë është deklaruar edhe ministri nga LVV-së, Hekuran Murati, i cili mes tjerash ka thënë se grevistëve do të ndalet nga paga për aq ditë sa nuk kanë punuar për shkak të grevës.

Murati në një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

“Kemi konsideruar të padrejtë që të shkojmë në ndalesë uniforme por kemi dashur të kërkojmë nga komunat të na njoftojnë për vullnetin e lirë të pjesëmarrësve, nëse kanë marrë pjesë në grevë apo jo. Nisur nga këto ne kemi parë të nevojshme dhe të arsyeshme që të shikojmë ato lista, prandaj nuk kemi arritur që të procedojmë me pagesën e pagave në ditën e sotme”, ka thënë Murati.

Në këtë mënyrë ai rikonfirmoi edhe një herë se ata që janë në grevë, nuk do të marrin paga për aq ditë sa kanë munguar.

“Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen. Nuk është kërkuar listë e grevistëve sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBAShK-un”.

Ai ka thënë se lista e anëtarësisë së SBAShK-ut është në thesar.

“Nëse nisemi nga deklaratat e SBAShK-ut, ku thuhet se të gjithë të anëtarësuarit janë në grevë, atëherë do të duheshin që të gjithë ata të pezulloheshin nga pagat. Një pjesë e tyre kanë dalë në vendin e punës, një pjesë e tyre janë në pushim kolektiv dhe jo në grevë, ka pasur shumë që hapur janë deklaruar kundër grevës”.

Murati ka shtuar se SBAShK-u nuk e ka mbështetjen e prindërve dhe mësimdhënësve sa i përket grevës.

“Ne po shohim se nuk e kanë mbështetjen, as të prindërve dhe as të mësimdhënësve, sepse ata e dinë se greva fillimisht i dëmton nxënësit dhe dëmton financiarisht edhe vetë mësimdhënësit. Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e tyre të punës e jo ashtu siç është deklaruar nga SBAShK-u”, tha Murati.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -