11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Histeri serbe: ‘Shqiptarët po ia mësynë të armatosur në Veri që të fortifikohen’, sipas kryetarit të Leposaviqit

Sipas mediave ultra nacionaliste serbe kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todic, paska deklaruar se paskan vërejtur prezencë të madhe të njësiteve speciale të armatosur jo vetëm në Leposaviq por edhe në komunat tjera në veri që po ndërtojnë disa fortifikime afër ‘vendkalimeve administrative.

“Sipas informacionit që e kemi, në afërsi të komunës tonë, në fshatrat shqiptare po synojnë të hapin bazë të re. Këto njësit përbëhen nga shqiptarë etnikë dhe po vijnë me armatim të plotës. Kjo nuk i kontribuon qetësimit të situatës” ka thënë Todic sipas medias ruse Sputnik që u raportua nga ajo serbe Novosti.

- Advertisement -

Ai tha se në terren janë edhe njësite të misionit të KFOR, që populli serb sipas tij i njeh si të vetmit ushtarë legjitim që janë me detyrë të ruajnë paqen.

“S’kanë çka kërkojnë këtu njësitet e policisë kosovare me armë të gjata dhe automjete të blinduara. Kjo shton frikës dhe zbulon se cilat janë qëllimet e Prishtinës. Duhet të kthehemi në gjendjen e mëparshme dhe ata të lëshojnë mjedisin ku jetoj popullatë me shumicë serbe. Në këto probleme po ua bëjmë me dije KFOR, bëjmë apel se KFOR dhe policia e rajonit veri mund të qëndrojë këtu, në të cilën kemi ca besim, në krahasim njësiteve speciale që po vijnë me pajisje të luftës” ka thënë Todic.

Todic theksoi se beson se është e mundur që të gjendet kompromis rreth tabelave të regjistrimit, sipas modelit për letërnjoftimet, nëse ka pak vullnet të mirë tek pushteti në Prishtinë siç e quan.

- Advertisement -

Gazeta serbe Novosti në vazhdimësi ka publikuar pretendime me burime brenda shërbimeve serbe se gjoja në veri të Kosovës po përgatitet sulm masiv me synim të përndjekjes së serbëve.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -