16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

“Hije iu kanë postet”, Çun Lajçi thur lëvdata për Osmanin, Kurtin e Konjufcen

Aktori Çun Lajçi ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të tre liderëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ai e ka komentuar këtë fotografi duke thënë se mirësinë e liderëve le ta vlerëson populli që i zgjodhi.

- Advertisement -

Lajçi ka shkruar një porosi edhe për ata që “ia rrihnin shpatullat” kur i lavdërtonte ish liderët, Thaçin, Haradinajn e Veselin.

Postimi i plotë:

Jo, nuk dua t’mi rrehin shpatullat!

- Advertisement -

Me iu thanë se jeni t ‘mirë, s’po iu them. S’dua të konfrontohem me ata që kan qejf t’jeni dështimi e faji i të gjitha të këqijave, e t’iu them Ikni, vetëm që t’mi rrehin shpatullat!

Shqiptari vetëm për shamje e grushta, të ngritë aty ku s’e ke vendin: T’ban legjendë e t’quen gjeni!

Mirësinë tuej le ta vlerëson populli, ata që iu zgjodhën!

- Advertisement -

Unë veç deshta t’iu them, atyne që mi rrehen shpatullat, kur i postova Hashim, Ramush e Kadri tue folë mirë për ta, e që m’than: T’lumtë artist, kështu duhet me folë, pse tani po m’shajni e po m’thoni:Trus, mos u merr me politikë se je artist!

A s’isha artist atëherë?

Unë s’po them ma shumë se ç’asht:

Kënaqësi t ‘na përfaqësoni n ‘botë!

Hije iu kan postët!

Punoni drejt e mos na dëshpëroni!

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -