3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Hera e parë në histori të Malit të Zi: Qeveria e shkarkuar merr këtë vendim

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Rashko Konjeviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, me propozim të kryeministrit të shkarkuar, Dritan Abazoviq.

Kjo është hera e parë në historinë parlamentare që ministrat shkarkohen nga një qeveri që tashmë i është votuar mosbesimi, gjë që sipas mendimit të një avokati është antikushtetuese.

- Advertisement -

Deputetët votuan para fillimit të heshtjes zgjedhore vendore të planifikuara për të dielën e 23 tetorit.

Abazoviq tha se Konjeviq dhe Krivokapiq nuk kanë të drejtë të keqpërdorin pozitën e tyre, raporton vijesti.

“Nëse dikush mendon se politika e jashtme e Malit të Zi duhet të përshtatet me mbrojtjen e Gjukanoviqit, duke i shërbyer komunitetit ndërkombëtar informacione të pasakta, mendoj se është krejtësisht e papërshtatshme. Ministri i Mbrojtjes nuk bëri atë që pritej prej tij”, tha Abazoviq.

- Advertisement -

Ky i fundit ka drejtuar një sërë akuzash të rënda kundrejt Konjeviqit dhe Krivokapiqit, të cilët janë anëtarë të Partisë Socialdemokrate.

SDP është pjesë e qeverisë së pakicës së Abazoviqit, e zgjedhur në muajin prill, pas rënies së qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.

Kjo parti është një nga nismëtarët e rënies së qeverisë së Abazoviqit në muajin gusht të këtij viti, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KPS).

- Advertisement -

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, pasi nuk ia besoi askujt mandatin për formimin e qeverisë së re, i paraqiti Kuvendit propozimin për shkurtimin e mandatit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, por nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -