7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Hekuran Murati tregon kur ekzekutohen shtesat prej 50 eurosh për punonjësit publikë

Ministria e Financave të hënën ka ekzekutuar pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin për këtë kategori.

- Advertisement -

Nga dikasteri i udhëhequr prej ministrit Hekuran Murati treguan se ka pasur probleme teknike.

Zëvendësministri i ministrisë së Financave, Resul Makreshi, deklaroi se ka qenë në plan që në rrogat e muajit tetor të dalin edhe shtesat që ishin paraparë.

Megjithatë, ai në një bisedë telefonike shpjegoi se sipas të gjitha gjasave ka pasur probleme teknike që nuk janë ekzekutuar ato.

- Advertisement -

“Më shumë gjasë ka qenë çështje teknike sepse kanë qenë në plan te ekzekutohen shtesat për muajin tetor për punonjësit e sektorit publik dhe të ndërmarrjeve publike”, tha Makreshi.

Në anën tjetër, ai theksoi se brenda këtyre ditëve në vijim mund të procedohen shtesat, të cilat as në muajin shtator nuk ishin realizuar.

“Besoj që brenda ditësh do të ekzekutohen shtesat për këto kategori”, vijoi ai për Paparaci.

- Advertisement -

Prej ministrisë së Financave patën thënë se gjatë muajit tetor do të dalin nga 50 euro më shumë për punëtorët e sektorit publik dhe nga 100 sosh ndaj atyre të ndërmarrjeve publike.

Aktualisht, ende nuk është realizuar një gjë e tillë për të cilën ka premtuar Qeveria Kurti.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -