29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Hekuran Murati publikon shifrat, pretendon u rrit për mbi 64 mijë numri i të punësuarve krahasuar me vitin 2019

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar disa statistika të Administratës Tatimore të Kosovës.

Murati ka publikuar numrin e të punësuarve aktivë në muajin maj 2019, duke e krahasuar me të punësuarit aktiv në maj të vitit 2019.

- Advertisement -

Në maj të vitit 2019 thuhet se ishin 318 mijë e 610 të punësuar, derisa në maj të këtij viti 382 mijë e 861 të punësuar.

Sipas shifrave del se janë punësuar mbi 64 mijë persona.

- Advertisement -

Në postimin e Muratit kanë reaguar shumë qytetarë të cilët kanë kundërshtuar këto shifra.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerën prej 250 eurosh neto apo 264 euro bruto.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -