11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Hekuran Murati jashtë orarit të punës thërret konferencë për medie, “nën ethe” Rrahman Jashari dhe grevistët

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar konferencë për media për sot në orën 17:00, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paralajmërimit për grevë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

- Advertisement -

Kjo konferencë, në të cilën ministri Murati pritet t’i kundërpërgjigjet insistimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës, është paraparë të fillojë në ora 17:00.

“Ju ftojmë që sot në ora 17:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati”, tha Murati. “Konferenca për Media do të mbahet sot, më 31 gusht 2022, në ora 17:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”.

Në një konferencë për media të mërkurën pasdite, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdojë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -