11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Haziri: Dialogut i janë shtuar edhe dy emisarë, po shkojmë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tha se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i janë bashkuar edhe dy emisarë, këshilltarët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Haziri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se vetëm Italia, si shtet anëtar i QUNT’it ka mbetur pa dërguar emisar për dialogun në Kosovë.

- Advertisement -

“Me 2 emisarë të rinj, që në total bëjnë 5, të angazhuar prej të cilëve 2 nga Gjermania, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe. Tashmë ka mbetur vetëm Italia si shtet anëtar i QUINT’it që nuk ka emëru emisar për Kosovën.

Dy këshilltarët kryesorë të dy udhëheqësve, të kancelarit gjerman dhe presidentit francez janë emisar sepse ata mbulojnë politikën e jashtme dhe sigurinë. Këta janë emisarë që kanë ardhë me detyrë me i ndihmu edhe me lehtësu procesin e dialogut”, tha ai.

Tutje Haziri beson që dialogu me Serbinë po shkon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

“Besoj që do të shtohet kontingjenti. Ajo që duhet qeveria me lexu drejt është se mes kësaj ka mbetë vetëm mungesa jonë, pa justifiku se mungesë ka edhe Beogradi, por në doktrinën e tyre të politikës së jashtme dhe dialogut me Kosovë ka qenë status QUO politikë që e kanë imponu, zhagitja, blerja e kohës, merrja me probleme të vogla. Tashmë kjo është kthy dhe letra e sekretarit të shtetit që e replikën letrën e presidentit Biden tani është bashkangjit e njëjta gjuhë që përdoret nga kancelari gjerman dhe presidenti frances me një substancë që nuk po e përmendin njohjen reciproke.

Gjermania e ka caktu një emisar. Targat e automjete dhe po trajtohen si probleme të zgjidhura, nuk i shohin si cështje. Palët që do të nxjerrin problem në këtë.

Dialogu po shkon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai./express

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -