8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haxhiu: Puna ka ngecur tek nënshkrimi, Kurti do sot, Vuçiq ka dalë me propozim të ri

- Advertisement -

Gazetari kosovar, Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ka folur për diskutimet që po ndodhin në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

- Advertisement -

Haxhiu ka thënë se çështja ku kanë ngecur palët është tek çështja e nënshkrimit.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon që nënshkrimi të vendoset sot që të zyrtarizohet dokumenti, derisa Aleksander Vuçiq ka dalë me një propozim të ri.

- Advertisement -

Haxhiu thotë se presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vendos Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjes për të dy palët.

“Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vucic ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.

Kryeministri Albin Kurti qysh në takimin e 27 shkurtit ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar propozimin franko-gjerman. Sot në Ohër kanë vazhduar diskutimet për Aneksin e Implementimit

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -