Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Baton Haxhiu është “produkt serioz i Vuçiqit”.
Ai thotë se nuk pajtohet aspak me politikat e Abazoviqit.
“Abazoviqi është produkt serioz i Vuçiqit, ndoshta më seriozi. Unë nuk pajtohem me Abazoviqin”, ka thënë Haxhiu në Pressing të T7.
Sipas Haxhiut problemi i Malit të Zi është më i madh sesa i Kosovës.
“Për këtë po kërkohet të zgjidhet problemi i Kosovës për t’u fokusuar te problemi i Malit të Zi”, ka thënë Haxhiu.
Gazetari Haxhiu ka thënë se zgjedhjet në Malin e Zi do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen e këtij vendi.