7.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Haxhiu ia përmend Haradinajt pasurinë, thotë se prokurori Blakaj u largua nga Kosova shkaku i tij

- Advertisement -

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar ashpër liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Haxhiu e ka akuzuar Haradinaj se prokurori Elez Blakaj është larguar nga Kosova për shkak të tij.

- Advertisement -

Një prokuror special është detyruar ta lëshoj vendin për shkak teje. Ju keni kërkuar që ai të iu jap llogari. Kjo është ndërhyrje brutale i ke kërku raport për lëndën që po e heton. Ti s’ke drejt fare me fol për krim e korrupsion. Pse flet në foltore dicka që s’e beson as ti”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo shtoi se Kosova është vend i vogël dhe të gjithë e dinë sa pasuri ka Haradinaj.

- Advertisement -

“Kosova është vend i vogël, të gjithë e dimë sa pasuri ke pas e sa ki tash. Kjo është e mjaftueshme besoj për ta ditur se kush është i korruptuar”, ka theksuar Haxhiu.

Në replikën e tij, Haradinaj ka thënë se edhe ministrja Haxhiu është pjesë e “lidhjes së dostave të kryeministrit Kurti”

“Kam respekt ndaj kësaj zonje s’mund të përdori fjalë ofenduese, faleminderit për ato që i the. Albin Kurti me vetëdije e ka kriju modelin e korrupsionit, në lidhjen e dostave është edhe kjo ministrja”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -