1.9 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 12:10

Haxhiu i reagon KQZ-së: E paligjshme që diasporës mos t’i lejohet votimi vetëm pse s’lajmërohen në telefon

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiut, i ka reaguar KQZ-së ndaj një vendimi që ka marrë.

Haxhiu, ka thënë se ky institucion po u shton kritere jokushtetuese dhe të paligjshme bashkëatdhetarëve, duke ua cënuar të drejtën e votës, vetëm pse dikush nuk e ka hapur telefonin.

Ky është postimi i plotë i saj:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën!

Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme!

E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin”!

Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!

Të fundit

Të tjera nga rubrika