15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Haxhiu e quan ‘mercenar’ Hekuran Muratin, ia kërkon edhe dorëheqjen për këtë arsye

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit mes Qeverisë dhe BSPK’së.

Ai ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati të jap dorëheqje nëse nuk është i aftë të ofrojë zgjidhje e t’ua rrisë pagat mësimdhënësve.

- Advertisement -

Haxhiu e ka quajtur ‘mercenar’ Hekuran Muratin duke thënë se është i njëjti person që ka ofenduar veteranët e UÇK’së, ndërsa tash po kërcënon mësimdhënësit.

Ai që ka ofenduar veteranët e UÇK-së “mercenar” Murati tani shantazhon e kërcnon mësimdhënësit. Urgjentisht duhet Qeveria Kurti të lërë inatet dhe të gjejnë zgjidhje me Sindikatat. Nëse ministri Murati ” mercenari”, nuk është i aftë të ofrojë zgjidhje e t’ua rrisë pagat mësimdhënësve, atëherë ai duhet të japë dorëheqje,” shkruan ai.

- Advertisement -

Haxhiu më tutje thekson se për shkak të paaftësisë së Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti nuk mund ta pësojnë fëmijët. Ndërsa, kërkon edhe rritjen e pagave pasi edhe buxheti i Kosovës ka shënuar rritje.

”Nuk mund të pësojnë fëmijët për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti në zgjidhjen dhe plotësimin e kërkesave legjitime të mësimdhëniësve. Mos i kërcnoni mësimdhënësit sepse ata kanë të drejtë, kriza dhe inflacioni janë rritë, sipas Qeverisë edhe buxheti i Kosovës është rritë,andaj duhet të rriten edhe pagat,” përfundoi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -