9C
Pristina
4 Mars, 2021 - 23:45

Haxhi Shala i këshillon gratë: Mos e këqyrni për gjithçka burrin, lëreni nga pak të lirë

Kandidati për deputet i AAK-së, Haxhi Shala, ka dhënë një këshillë për çiftet e reja, në veçanti për gratë.

Ai në një intervistë televizive, ka kërkuar nga gratë që ta lënë burrin të lirë dhe ndonjëherë të bëhen se kinse nuk po shohin gjërat.

“Mos e këqyrni për gjithçka burrin, leje kapak të lirë, kishe s’po e shoh, a pash s’pashë, vetë është bërë shoqëria koxha e vështirë. Ajo ose ai që do me pas jetë të qetë s’bon me këqyr fort por me la me këqyr me ec me karakterin e vet”, ka thënë Shala në një intervistë televizive.

Të fundit

Të tjera nga rubrika