-2.8 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 16:51

Haxhi Krasniqi: Viti më i suksesshëm në karrierë, Prishtina dhe Tirana i kanë rrugët e hapura për të organizuar mbrojtjen e titullit

- Advertisement -

Derisa për Botën ishte një vit i vështirë për shkak të koronavirusit, për Haxhi Krasniqin ishte një vit mjaftë i suksesshëm.

Bokiseri nga Juniku u shpall Kampion i Botës në peshën gjysmë të rëndë në kategorinë IBO dhe WBA.

Krasniqi me 10 tetor mposhti në vetëm tre runde Dominic Boselin.

Indeksonline ka realizuar një intervistë me Kampionin e Botës i cili e quan si vitin më të suksesshëm 2020-tën dhe ka premtuar se do ta mbroj titullin në vitin 2021.

A mund të konsiderohet si viti më i suksesshëm në karrierë?

Pa dyshim se po, ky vit filloi shumë i mjegullt për mua, sepse nuk dija fare se a do më vije mundësia për me boksu (shkaku i koronavirusit), por fal Zotit mbaroi si është më së miri.

Viti 2021 po iu pret si Kampion Bote, sa ka gjasa që me të njëjtin status të kaloj edhe viti i ardhshëm?

Shiko, ne boks sa është e vështirë me fitu titullin, aq me e vështirë është për ta mbrojtur! Por unë do bej çmos që titulli të rri në duart e mija, do jem si gjithnjë i pamëshirshëm ndaj vetes time në ushtrime dhe do jem më i motivuar se kurrë, andaj besoj fort se edhe 2021 do te kaloj me suksese.

A jeni në bisedime me ndonjë boksier për t’u ndeshur?

Për momentin jemi ne pushimet e fundvitit, nga mesi i Janarit do bëjmë hapa me konkret drejt organizimit te duelit te radhës. Për kundërshtar duhet te konsultohemi gjithnjë me federatat botërore.

Gjithmonë e keni shprehur dëshirën për të boksuar në Prishtinë ose në Tiranë, a mendoni se mund ta mbroni titullin në tokën shqiptare?

Po shpresoj fortë se kjo do të behet e mundur, por kjo nuk varet nga ne, varet nga Tirana e Prishtina sa ato janë të gatshme për ta organizuar një Eveniment madhështor. Unë me stafin tim gjithsesi ua kemi përgatitur rrugën për këtë, kemi biseduar me Promotorin dhe Federatat, nga kjo anë e kemi siguruar mundësinë për të luftuar ne Trojet Shqiptare. Nuk e di realisht se sa din ta vlerësojnë tek ne një organizim madhështor të boksit dhe impaktin që mund ta ketë ai organizim në mbarë botën.

Çfarë iu ka mbetur peng gjatë vitit që kaloj që do të donit ta arrinit në vitin e ardhshëm?

Vërtet asgjë, jam shume i lumtur për atë që kam arrit dhe falënderues gjithnjë për shëndetin dhe vullnetin që e kam për punë.

Njiheni si njeri i sakrificave dhe i punës, por a ka diçka që do ta sakrifikonit boksin?

Vetëm kur do ta shihja se shëndeti im do te vuante nga boksi, për asgjë tjetër. Menaxheri im Luan Dreshaj thotë gjithmonë, “me mire një lufte me pak, se një lufte tepër”! Kështu që ne boksierët me të vërtetë duhet te jemi shume te vëmendshëm për çdo duel që e bëjmë sepse boksi nuk është lojë.

A e mendoni në të ardhmen të hapni një klub boksi në Kosovë?

Është e mundshme, si jo! Këtu ne Gersthofen të Gjermanisë (një qytet i vogël afër Augsburg-ut) e kam hap palestrën e parë e cila quhet RK BOXING GYM dhe besoj se një ditë do ta kemi edhe një RK BOXING GYM në Kosovë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika