3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Haxhi Avdyli godet LDK-në: Kur fishkëllonte Thaçi, krejt paloheshin para tij, tash po i hakmerren Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka reaguar pasi që dy partitë opozitare, PDK dhe LDK kanë refuzuar festën e Kryeministrit, Albin Kurti për takim.

Haxhiu ka thënë se këto dy parti ngritin zërin duke thënë se nuk kanë informacione për dialog dhe se duan transparencë, mirëpo kur ju kërkohet takim për t’i informuar, refuzojnë dhe nuk duan.

- Advertisement -

“E zhurmën për mostransparencë e vazhdojnë paturpësisht e me ngulm. E pastaj avazi vazhdon : – Kosova duhet të arrij marrëveshje sa më shpejt, Kosova duhet të pranoj asociacionin, ose të lëshoj udhë”, ka shkruar Avdyli.

E rreth kësaj deputeti i VV-së, mori reagim nga ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku.

Baxhaku i ka komentuar Avdylit duke i thënë se ka filluar ta tepron me moralizime, këshilla dhe parashikime për LDK.

- Advertisement -

“I nderuari Haxhi nuk kam dashur të debatoj me ty por ke fillua ta teprosh me moralizime e këshilla e parashikime për LDK. Te lutem rri ne GUXO e mendo e vepro si VV siç je duke bërë. Nuk e kam të qartë fare pse merresh me LDK. Ku e merr atë te drejte te flasësh dhe ti japësh këshilla dhe leksione LDK-së. Sa për transparencë ajo behët në kuvend e jo nëpër zyra”, ka shkruar Baxhaku.

Mirëpo, Deputeti Avdyli ishte menjëherë i gatshëm për kundërpërgjigje, duke thënë se mos ndaloni të folni për VV e GUXO, por kur vjen të interesi vendit do duhej LDK të vepronte sikur kur ishte Hashimi ne pushtet

“Hatim Baxhaku dmth sipas jush LDK duhet ti kthehet metodave të VV të para 10 “viteve. Kur ka fishkëllu Hashimi krejt rend u palonin para tij e tash kishe po i hakmerremi Kurtit. Por po harroni që këtu tema është Kosova jo fati i qeverisë. Mos ndaloni të folni për VV e Guxo e kritikoni por kur vjen të interesi vendit do duhej LDK të vepronte sikur kur ishte Hashimi ne pushtet. Kosova mbi partitë”, ka shkruar Avdyl.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -