22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Harta tronditëse: Ish-presidenti rus zbuloi se me kë Rusia dëshiron të copëtojë Ukrainën

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit ka bërë një sërë kërcënimesh të rrezikshme dhe të çmendura që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Mirëpo, duket se me postimin e fundit në Telegram, në të cilin prezantoi vizionin e tij për paraqitjen e Evropës pas luftës, e ka tejkaluar veten.

Gjegjësisht, në hartën që ai publikoi, territori i Ukrainës përbëhet vetëm nga Kievi dhe rrethinat e tij, ndërsa pjesa tjetër e territorit është e ndarë mes Rusisë, Polonisë dhe Rumanisë.

Duket se, sipas kësaj harte, aleati më i madh i presidentit rus Vladimir Putin – kolegu i tij bjellorus Alexander Lukashenko – do të mbetet pa pjesën e tij të tortës.

Natyrisht, më së shumti do të fitonte Rusia, e cila do të merrte të gjithë anën lindore të Ukrainës deri në Kiev, si dhe të gjitha portet e rëndësishme të Detit të Zi.

Mbetet e paqartë se si Rusia mund t’i sjellë Rumaninë dhe Poloninë “në anën e saj”, duke pasur parasysh se të dyja vendet janë anëtare të aleancës së NATO-s, e cila ka një qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për pushtimin.

Meqë ra fjala, ky nuk është kërcënimi i parë i tillë nga Medvedev, i cili tha pak ditë më parë se Ukraina mund të zhduket nga harta botërore si pasojë e zhvillimeve të ngjarjeve.

“Pas grushtit të shtetit në 2014, Ukraina humbi pavarësinë e saj dhe ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit dhe filloi të besonte se NATO do të garantonte sigurinë e saj. Si rezultat i të gjitha ngjarjeve aktuale, Ukraina mund të humbasë atë që ka mbetur nga sovraniteti i saj shtetëror dhe të zhduket nga harta botërore”, kishte shkruar Medvedev.

Të fundit
Lajme të lidhura