Kosovarët kudo që gjenden i janë gëzuar liberalizimit të vizave.
Një bilboard gjigand ka pushtuar mbrëmë pak pas mesnate (ora lokale) sheshin “Time Square” në New York.
Në bilboard janë shfaqur harta dhe flamuri i Republikës së Kosovës.
“Urime Viti i Ri, nga populli i Kosovës”, shkruan në bilboard.
Ky bilboard është sponsorizuar nga kompania “Tafingo”.
Kjo nuk është hera e parë që shfaqen bilboarde të tilla. Para pak muajsh kjo kompani kishte sponsorizuar nja bilboard falënderues për Policinë e Kosovës