5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Hark triumfi në Serbi, arkeologët zbulojnë një vendbanim të lashtë romak në Viminacium

- Advertisement -

Në Serbi është zbuluar një hark triumfi i lashtë romak i cili daton që në shekullin e tretë. Sipas arkeologëve, ky sit arkeologjik ndodhet pranë qytetit të Kostolacit, kryeqyteti i provincës romake të Moesia, 70 km në lindje të Beogradit.

- Advertisement -

Arkeologët sqarojnë se fillimisht ranë në gjurmët e këtij harku në muajin dhjetor ndërkohë që ishin duke u bërë punimet për rrugën e këtij qyteti.

“Viminacium tani është pasuruar me një hark triumfal, i cili është një objekt jo shumë i zakonshëm, veçanërisht në këtë pjesë juglindore të Evropës. Në Romë ka pasur rreth njëzet të tillë, ndoshta më shumë. Ka edhe në zonën përreth, më i afërti ishte në Selanik, por këtu në këtë rajon, ky është harku i parë triumfal”, tha drejtori i Institutit Arkeologjik, Miomir Korac.

- Advertisement -

Ndërsa asistenti i Korac thotë se kjo zonë e qytetit ishte një lagje elitare, ndërsa objektet që janë gjetur në të tregojnë për periudhën kur në këtë qytet kishte jetë.

“Ne shohim ndërtesa që datojnë në shekullin e dytë kur kjo zonë e qytetit ishte një lagje elitare dhe në fillim të shekullit të tretë kur u ndërtua harku. Këtë e dimë duke u bazuar te ato që kemi gjetur këtu, zakonet e vërteta të njerëzve që jetonin në këtë zonë të qytetit, siç dëshmohet nga qeramika e importuar, amforat e Rodosit që përdoreshin për transportin e verërave dhe amforat e Detit të Zi gjithashtu”, u shpreh Ilija Dankoviq.

- Advertisement -

Viminacium ishte një qytet romak me 45.000 banorë me hipodrom, fortifikime, një forum, pallat, tempuj, një amfiteatër, ujësjellës, banja dhe punishte. Ai ka ekzistuar midis shekujve të parë dhe të gjashtë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -