11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Haradinaj: Për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë, të gjithë jemi një

Ramush Haradinaj e ka bërë publik qëndrimin e tij për ftesën e bërë nga Qeveria Kurti për një takim të nesërm.

Haradinaj ka thënë se për tema të interesit nacionaal, të gjithë duhet të japin angazhimin e tyre.

- Advertisement -

“I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit.

Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.

- Advertisement -

Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel” shkruan Haradinaj në njoftim.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -