Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për media pas nënshkrimit të koalicionit me NISMA-n e Famtir Limajt.
I pyetur nëse po e bëjnë këtë meqë kanë dalë keq në sondazhe dhe për deklarimet e zyrtarëve të pushtetit se pozita e parë është e garantuar, Haradinaj ka thënë se për një gjë të tillë vendos sovrani.
Ai ka thënë se siç ia ka dhënë Kurtit vendin e parë në vitin 2021, mundet edhe që t’ia marrë atë pozita.
Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se luftojnë për pozitën e parë në tabelën e subjekteve politike.
“Pozita e t’parit është e sigurt, atë e dinë vetëm sovrani, votuesi. Votuesi i para këtyre zgjedhjeve po e ka shpallë VV-në të parin, por mundet edhe me ia marrë atë pozitë. Ne aspirojmë pozitën e parë në tabelën subjekteve politike, në opsionet qeverisëse që ofrohen”, ka deklaruar ai.
tc