16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Haradinaj: Ndalu sa s’të kanë ndalu o Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë lutje kryeministrit Kurti që të “ndalet”.

- Advertisement -

Përmes këtij shkrimi, Haradinaj e pyet retorikisht Kurtin se a është duke e parë se është duke e “shkatërruar vendin”.

“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti. Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së pyet se me çfarë të drejte qeveria ju ndalë pagat personelit arsimor, teksa mendon që mësuesit po kërcënohen e shanazhohen.

- Advertisement -

“Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!”, ka shkruar Haradinaj, i cili ka disa fjalë edhe rreth situatës me energji.

“Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji? Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?”, pyet ish-kryeministri.

Haradinaj i thotë Kurtit se Kosova nuk është pronë e tij dhe se nuk ka marrë vota për me “shkatërru” vendin. Teksa e rekomandon Kurtin që të ndalet.

- Advertisement -

“Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë. Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, përfundon Haradinaj.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -