10.1C
Pristina
2 Mars, 2021 - 15:45

Haradinaj mesazh Vuçiqit: Unë do t’i kryej punët e vendit duke mos e përfillur Serbinë!

Kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj në tubimin përmbyllës në Prishtinë në fjalimin e tij është zotuar se do të kryej punët e Kosovës duke mos përfillur Serbinë.

Ai i po ashtu u shprehë se do të përballet me Serbinë nëse merr besimin për president të vendit.

“Lista që sapo u lexua është vërtet një listë e njerëzve të zot, me të arritura në jetë e me të arritura në shkencë, është listë që meriton besimin e qytetarëve.”

“Për dy ditë Kosova e merr vendimin të dielën, qytetarët do të votojnë dhe do të vendosin. Këto zgjedhje janë referendum për dy tema me rëndësi: Statusi ynë ndërkombëtar ose fati ynë në integrimet euroatlantike.”

“Këtë diele vendosim a do të presim edhe 20 vjet a po do të vendosim për statusin tonë ndërkombëtar dhe anëtarësimin tonë në integrimet euroatlantike.”

“Arsyeja pse jemi të bllokuar është Serbia dhe Vuçiq. Nëse vendoset AAK-ja, votohet 135, votohem edhe unë si president, atëherë nëse votohem unë, do t’i kryej punët e vendit duke mos e përfillur Serbinë.”

“Nëse vitin 2025 nuk jemi anëtar i NATOS,OKB-së, anëtar i BE-së, atëherë unë vet do të punoj që të vendosim që të bëjmë union me Shqipërinë.”

“Ne sot po dëgjojmë parti që po kërkojnë të gjithë pushtetin, që i bie kapje absolute e demokracisë. Ne nuk do të lejojmë që të humb demokracinë, do ta mbrojmë.”

“Unë kam marr vendimin, jam përcaktuar me i dal përball Serbisë, në këtë përballje kam përvojë”, ka thënë Haradinaj.

Të fundit

Të tjera nga rubrika