11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Haradinaj: Marrëveshjet një nga një, interes i Serbisë, na duhet marrëveshje përfundimtare

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse.

- Advertisement -

Ai tha se marrëveshjet një nga një janë në interes të Serbisë, për ta vonuar Kosovën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që sipas tij, arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën.

- Advertisement -

“Interesi shtetëror, nacional e qytetar i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa ndihmën e të cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit”, tha ai.

Tutje, Haradinaj shtoi se tashmë ka ardh koha që dialogu të kalojë në një tjetër nivel dhe Serbia ta njoh Republikën e Kosovës.

“Kanë kaluar njëzetë e sa vjet ç’prejse është krijuar një realitet i ri në Kosovë dhe mbi katërmbëdhjetë vjet qysh Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur.

- Advertisement -

Tash është koha e duhur që dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njoh Republikën e Kosovës”, tha Haradinaj.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -