8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Hapet një pikë e shkollës shqipe në Kantonin e Zyrihut

Vazhdojnë sukseset e «Shkollës Shqipe» në Zvicër, nga njëra shkollë te tjetra, nga njëri kanton te tjetri, vazhdon të rritet interesimi i prindërve dhe njëkohësisht edhe i nxënësve, të cilët vijnë me përkushtim t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare. A ka gëzim më të madh kur i sheh këta fëmijë të buzëqeshur, të lumtur me abetare në duar, shkruan albinfo.ch

- Advertisement -

Të hënën, më 24 tetor 2022, i hapi dyert edhe një pikë shkollore shqipe në Rümlang të Zyrihut. E kemi thënë në vazhdimësi se aty ku mësuesit punojnë me përkushtim dhe bëhen bashkë me prindërit, sukseset nuk mungojnë. Kjo është dëshmi e pikës shkollore në Rümlang të Zyrihut dhe dhjetëra pikave shkollore, ku prindër dhe mësues u bënë bashkë me qëllim që të hapet pika shkollore sa më afërm këtyre fëmijëve, të cilët jetojnë dhe i vijojnë mësimet në shkollën e vendit në këtë rajon. Mësimi zhvillohet çdo të hënë, nga ora 16:00 -18:30, ku Medini, Burhani, Jora, Aroni, Alisa, Xhensila, Saranda, Rejhani, Sara, Almini, Lorisi, Rinesa, Lea, Selina dhe Era u bëjnë thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tjerë t`u bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.

Të gjithë kanë arsye të buzëqeshin, nxënës, prindër, mësues, sepse i shoqërojnë fjalët që mrekullueshëm tingëllojnë, ora e mësimit në gjuhën shqipe ka filluar!

Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe i ngjasonte një çerdheje të vogël në vendlindje. Një copëzë e atdheut shpërndahej nëpërmjet teksteve shkollore “Gjuha dhe kultura kombëtare. Në fytyrat e prindërve shihej qartë gëzimi, se tani fëmijët e tyre jo vetëm që do të mësojnë edhe shqip, por edhe e kanë afër shkollën shqipe. Gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim sa më të afërt e treguan edhe në mbledhjen e prindërve në mbrëmjen e kësaj të hëne, ku ata vullnetarisht zgjodhën edhe kryetaren e Këshillit të prindërve, znj. Burbuqe Elmazi, e cila së bashku me prindërit e tjerë do të angazhohen jo vetëm në rritjen e numrit të nxënësve, por edhe rreth aktiviteteve të lira./albinfo.ch

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -