-1.2C
Pristina
8 Mars, 2021 - 04:05

Haliti për sulmin ndaj Kurtit në Skenderaj: Mund ta ketë organizuar vetë ai, po tenton t’i jap imazh të keq PDK-së

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka komentuar sulmin që iu është bërë në Skenderaj me vezë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Haliti,, ndonëse ka dënuar sulmet që i janë bërë liderit të Vetëvendosjes, ka thënë se një sulm të këtillë ka mundur të organizohet nga vetë ai, shkruan Express.

“Muna me thanë që e ka orkestru vetë Albini që të krijojë imazh të keq për njerëzit e PDK’së, duke e ditë që elektorati i PDK’së është 99% atje”, ka deklaruar Haliti.

“Kosova është e lirë dhe secili duhet të ketë liri që ta bëjë fushatën nga jugu në veri e lindja në perëndim. Nuk jam dakord përse po përmendet emri i Hashim Thaçit, nëse kanë gjuajte me vezë. Unë nuk e besoj që Hashim Thaçi do të pajtohet se një kryetar partie të mos pritet dhe mos lejohet të mbahet takim elektoral në një vend të lirë dhe një qytet siç është Skenderaj”, ka deklaruar ndër të tjera kryeparlamentari.

Kurti, përgjatë ditës së sotme, pas tubimit elektoral që mbajti në Skenderaj, është sulmuar me vezë nga disa qytetarë, ku më pas ka ndërhyrë policia. Kurti po qëndronte nën përcjelljen e Njesitit Special të Policisë së Kosovës përgjatë momentit të sulmit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika