fbpx
0.8 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Halit Barani tregon krimet e Ivanoviqit, i kërkon Kurtit t`u kërkojë falje familjeve të viktimave

Duhet Lexuar

I përkushtuar, i sinqertë e njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e për një Kosovë shumë etnike.

Këto janë fjalët që hiç më pak sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori besimin e 51 % qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, zgjodhi për të përshkruar Oliver Ivanoviqin, ish-politikanin serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë e dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës.

- Advertisement -

Kryeqeveritari kosovar, elozhet për serbin, i thuri të hënën në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.

Lavdatat kryeministrore po i kundërshton ashpër kryetari i KMDLNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani.

“Kryeministri nuk është dashtë ta lavdojë një kriminel. Asnjë kosovar e më së paku ai nuk duhet me thur elozhe për Ivanoviqin i cili ka vra shqiptarë”, theksoi Barani.

Ai përmendi rastet e vrasjeve të civilëve shqiptarë, për të cilat Oliver Ivanoviq ishte gjetur fajtor.

- Advertisement -

“Më 1999 në Lagjen Bair, përkatësisht te Kovaçt, i ka pushkatuar, Ivanoviqi ka qenë kryekrimineli, 31 shqiptarë, kryesisht të rinj. Më 16 prill 1999 në Lagjen Ura e Gjakut i ka pushkatuar pesë shqiptarë. Pas lufte, ka qenë kryesori i grupit “Rojat e Urës”, ku më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 i ka pushkatu 10 shqiptarë, pesë femra dhe pesë meshkuj, mesin e tyre edhe një fëmijë. Kush e ka lavdëruar ia paftë hairin”, tregoi Barani.

Dënimi prej 9 vitesh burgim ndaj Ivanoviqit për këto krime shkaktoi zhgënjim tek familjarët e viktimave shqiptare.

“Duhet kryeministri Kurti me ju kërku falje familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga dora e Oliver Ivanoqviqit”, këshilloi Barani – Kurtin pas postimit të së hënës.

- Advertisement -

Apeli e kishte rikthyer në rigjykim lëndën e rastit të Oliver Ivanoviq.

Vetëvendosje, në krye të të cilës është Albin Kurti, pati kritikuar dënimin e ulët për Ivanoviqin, duke thënë se ishte poshtërim për drejtësinë.

- Advertisement -

Të fundit

Baraliu mbështet fuqishëm Kurtin, tregon se çfarë i tha në katër sy: Unë jam ushtar i tij, ma ka hequr çdo dyshim!

Baraliu mbështet fuqishëm Kurtin, tregon se çfarë i tha në katër sy: Unë jam ushtar i tij, ma ka...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -