fbpx
1.1 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Halil Matoshi rrëfen takimin me Kurtin në burgun e Pozharevcit: Na kanë qitë natën jashtë, me u la në -16 gradë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Në një pjesë të intervistës me Ilir Mirenën (që transmetohet në Periskopi & T7) Halil Matoshi rrëfen diçka të padëgjuar më parë.

Thotë se me kryeministrin Albin Kurti kishte qenë bashkë ne burgun e Pozharevcit dhe rrëfen disa momente. Ai thotë se ‘i kishin qitë jashtë pa rroba në temperaturë -16 gradë celsius’. Pastaj thotë se ‘u ndien njerëz kur Kryqi i Kuq ua kishte dhënë disa jakne”.

- Advertisement -

“Unë jam taku me zotin Kurti në burgun e Pozharvecit në Serbi dhë na kanë qitë jashtë me u la në -16 gradë Celsius. Në Pozharevc në dimrin e vitit 2000 dhe kur Kryqi i Kuq na ka shti në ato pavijonet me shporetat e zi na i kanë dhanë ka ni jakne se teshat e trupit na u kanë kalbë në trup, për herë të parë jemi ni që jemi njerëz, kur na i kanë dhanë ka ni gjys buke, jemi ni që jemi njerëz. Kemi qenë pa bukë dhe pa ujë. Thojshin e keni kërku NATO-n, i ka bombard NATO, na i mbushin tazat në shi në pellgje sa mos me vdekë”, ka deklaruar Matoshi.

- Advertisement -

Të fundit

Të gjitha garancitë që iu ofruan për Asociacionin, a do të bindet Kurti?

Kryemininistri Kurti nuk do Asociacion njëetnik, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë e sigurojnë se nuk do të jetë i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -